Shkup, 25 janar – Nga nesër fillon pagesa me faza e pensioneve të janarit. Pensionet do të paguhen paraprakisht dhe në faza për t’u siguruar një mbrojtje më të madhe pensionistëve në kushte rreziku nga koronavirusi KOVID-19. Pensionet e janarit do të rriten për 2,9 për qind, sipas rregullimit ligjor që bëhet dy herë në vit në janar dhe korrik. Harmonizimi është bërë sipas përqindjes së rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin paraardhës në raport me gjashtëmujorin e ardhshëm të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rritja e pensioneve përmes degëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.01.2022 (e mërkurë), ndërsa për pensionet prej 11.001 deri në 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.01.2022 (e enjte).
Pensionet prej 14.001 deri në 18.000 denarë është paraparë që të paguhen më 28.01.2022 (e premte), ndërsa pagesa për pensionet mbi 18.001 denarë të bëhet më 31.01.2022 (e hënë).
Pensionistët që përdorin kartela pagese, të lidhur me llogarinë ku transferohet pensioni, mund t’i përdorin paratë nga data 26 janar (e mërkurë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Ministria kompetente thekson se përpunimi me faza i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke qenë se pensionistët si grupmoshë janë më të rrezikuarit.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme. Ata apelojnë që pensionistët t’i përmbahen orarit të pagesave sepse pagesa skenike bëhet për të reduktuar rrëmujat para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.




