Jiang Zemin-i u nda nga jeta për shkak të leukemisë dhe mosfunksionimit të shumë organeve në Shangai në orën 12:13 të së mërkurës, në moshën 96-vjeçare.
Në një letër të Komitetit Qëndror të PKK – së dhe organeve të tjera të larta drejtuese të shtetit kinez shpallet me pikëllim të thellë për të gjithë Partinë, të tërë ushtrinë dhe popullin kinez të të gjitha kombësive se “shoku ynë i dashur Jiang Zemin vdiq nga leukemia dhe mosfunksionimi i shumë organeve, pasi të gjitha trajtimet mjekësore dështuan.”
Letra thotë se shoku Jiang Zemin ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm, që gëzoi prestigj të lartë të njohur nga e gjithë Partia, e tërë ushtria dhe populli kinez i të gjitha kombësive, një marksist i madh, një revolucionar proletar i madh, shtetar, strateg ushtarak dhe diplomat, një luftëtar komunist i sprovuar për një kohë të gjatë dhe një udhëheqës i shquar i kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze. Ai ishte në qendër të brezit të tretë të udhëheqjes kolektive qendrore të PKK-së dhe krijuesi kryesor i Teorisë së Tre Përfaqësimeve.





 
					 
					 
	
