Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: “Ballkani i Hapur” funksionon, nuk ka pritje apo ngecje të kamionëve

Shkup, 27 janar – Ministrat e Bujqësisë së Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut sot e vizituan qendrën doganore dhe distribueese në Beograd ku inspektuan si kontrollohen mallrat që importohen dhe shiten në Serbi, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

“Mund të konstatojmë nga ajo që e kemi parë në vendkalimin kufitar Tabanocë dhe në deponë doganore pranë Beogradit, se ajvari i Maqedonisë së Veriut, produktet tona eksportohen për vetëm disa orë në Serbi, në raftet e marketeve këtu në Beograd. Vetëm disa orë janë të nevojshme për të gjitha procedurat në vendkalimet kufitare dhe formalitetet e tjera administrative dhe këtu e shohim efektin prej memorandumeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga “Ballkani i Hapur”, si funksionon në vepër”, deklaroi ministri Lupço Nikollovski.

Ai shtoi se në kufi kamionët më nuk ndalojnë, por shkojnë drejtpërdrejt në vendin e shkarkimit ku bëhet vetëm kontrolli dhe njihen analizat tona të akredituara dhe vetëm për disa orë produktet janë nëpër marketet në Serbi.

Sipas Nikollovskit, qëllimi është rritja e eksportit dhe shkëmbimit, që vetëm në pikëpamje të produkteve bujqësore në tre vendet nga “Ballkani i Hapur” është treqind milionë euro.

Ministri serb i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Branisllav Nedimoviq si për shembull e potencoi ajvarin që dje ishte dërguar nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa tashmë sot pritet të gjendet në tregjet serbe.

Duke folur për përfitimet e Ballkanit të Hapur, Nedimoviq deklaroi se për ushqimin tashmë nuk ka kufij.

“Në Shqipëri për momentin punojmë në ndryshimin e tre ligjeve të cilat janë të domosdoshme për harmonizim për shkak të marrëveshjes që e kemi nënshkruar. Ato të enjten e ardhshme do të jenë në procedurë kuvendore, ndërsa kur parlamenti do t’i ratifikojë amendamentet e përmendura dhe ne në tërësi do ta zbatojmë marrëveshjen”, tha ministrja e Shqipërisë Frida Krisca.

Ministri Nikollovski potencoi se për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë me rëndësi të veçantë do të jetë edhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”, pasi këto nisma e çojnë përpara ekonomikisht dhe e zhvillojnë të gjithë rajonin.

Vizita e sotme e ministri Nikollovski në terminalin doganor në Beograd është në kuadër të mbajtjes së panairit “Agro Beograd”. Nikollovski e vizitoi edhe stendën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për ngjarje të specializuar konferenciale në panair kushtuar pemëtarisë, vreshtarisë dhe kopshtarisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky