Manastir, 22 tetor – Zgjedhjet lokale janë zgjedhje të rëndësishme sepse nga rezultati i tyre do të përcaktohet e ardhmja, do të caktojë nëse komunat, nëse Manastiri, do të kthehet prapa në regjim dhe izolim, deklaroi Lupço Nikollovski, shef i Shtabi qendror zgjedhor të LSDM-së dhe koalicionit.
Nikollovski theksoi se qeveria ka treguar se mund të ecë përpara dhe për këtë është e rëndësishme që komunat të ecin përpara.
Në një deklaratë për media, shefi i SHQZ të LSDM-së dhe koalicionit Nikollovski theksoi se në rrethin e dytë koalicioni qeveritar hyn si favorit.
“LSDM do të fitojë sepse udhëheq një koalicion me 27 parti politike, është një koalicion që çon përpara. Ai është koalicion me potencial dhe kapacitet të madh dhe është garanci për suksesin që do të kemi së bashku me qytetarët më 31 tetor. Po hyjmë sërish si favoritë dhe si koalicion qeveritar, të bashkuar me qytetarët do të fitojmë. Ne do të fitojmë edhe këtu në Manastir”, tha ndër të tjera Nikollovski.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me zhvillimet në Komisionin maqedonas për çështjet historike dhe arsimore dhe duke komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski tha:
“Mickoski pranoi se është hap i ngushtë politik i inicuar nga VMRO DPMNE pikërisht një javë para zgjedhjeve dhe ndërhyrje në punën e një Komisioni ekspertësh. Kjo është arsyeja pse VMRO DPMNE nuk do të ketë mundësinë të ketë një shans për të udhëhequr vendin me të njëjtat metoda dhe parime të qeverisjes nga Nikolla Gruevski. Kjo gjeneratë duhet të marrë vendime të guximshme, e jo një javë para zgjedhjeve të inicojë dhe të shkaktojë dorëheqje nga Komisioni me anëtarë që janë ekspertë dhe të cilët para një jave nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e mandatit të tyre”, u përgjigj Nikollovski.





 
					 
					 
	
