Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski nënshkroi 900 marrëveshje të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në 20 komuna

Shkup, 22 janar 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot ka nënshkruar 900 marrëveshje të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në tre hektarë.

Këto marrëveshje janë për të dyja thirrjet publike të shpallura në gusht të vitit 2021 për sipërfaqe në Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Kratovë, Kavadar, Rosoman, Negotinë, Probishtip, Radovish, Veles, Berovë, Pehçevë, Vallandovë, Gjevgjeli, Strumicë, Prilep dhe Shtip, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ministri theksoi se marrëveshjet e aplikuesve do t’u ndahen në terren dhe se praktika e filluar në periudhën 2017-2019   e shpërndarjes joselektive të tokës te bujqit e vërtetë, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky