Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër

Shkup, 22 nëntor – Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër, përcjell TV21.

“Nëse vendoset tani që të hapen procedura, do të kemi një procedurë plotësisht të hapur, transparente, demokratike, të cilën nuk e ka asnjë parti politike, dhe në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet. Unë nuk e shoh veten dhe nuk do të jem një nga kandidatët”, tha mes tjerash Nikollovski.

Ndryshe, lideri i LSDM-së dhe kryeministri aktual, Zoran Zaev të premten paralajmëroi se do të kërkojë nga organet e partisë që të martën, respektivisht nesër, të mblidhet Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv, me qëllim që të konstatohet dorëheqja e tij dhe të zgjidhet lider i ri, i cili sipas kryeministrit Zaev, do të jetë edhe mandatar për formimin e qeverisës ë re.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky