Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Ushqim do të ketë, bujqit t’i shfrytëzojnë masat

Shkup, 11 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pret që Serbia ta heqë “rampën” edhe për vajin. Ai sot, pas mbledhjes së Grupit ndërsektorial për grurin, porositi se nuk është koha për krijimin e lajmeve të rreme dhe për krijimin e panikut në mesin e qytetarëve, sepse shteti do të ketë mjaftueshëm bukë, miell, vezë dhe vaj.

Nikollovski edhe një herë përsëriti se po ndërmerren masa intervenuese për përballje me situatën dhe ju bën thirrje bujqve që t’i shfrytëzojnë me qëllim të prodhimtarisë më të madhe dhe të qëndrueshme.

Bujqit, janë të kënaqur nga mbështetja dhe masat qeveritare. Paralajmërojnë shfrytëzimin e tyre dhe rritjen e hapësirave nën gru, por edhe të lulediellit për të paktën 20 për qind.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Serbinë. Presim që ta heqë ‘rampën’. Këtu jemi që të ndihmojmë për gjithçka që duhet. Të ndalen lajmet e rreme dhe sjellja e papërgjegjshme, sepse kriza nuk godet duke përzgjedhur – disa bujq po, ndërsa të tjerë jo. Mjaft me ndarje, etiketime, ofendime dhe urrejtje. Kjo është koha kur duhet t’iu ndihmohet të gjithë qytetarëve, ndërsa ne këtë e bëjmë maksimalisht. Shtatë herë po negocion ky Grup ndërsektorial, tani e kanë radhën bujqit. Panik nuk duhet të ketë sepse shteti do të ketë mjaftueshëm bukë, miell, vezë dhe vaj”, theksoi Nikollovski.

Në Grupin ndërsektorial, shtoi, është biseduar edhe për heqjen e ndalesës për eksport të grurit serb.

Sipas projeksioneve, deri në fund të këtij viti pritet që Fondi Intervenues që tani peshon 400 milionë denarë, të arrijë 600 milionë denarë, duke i përfshirë edhe masat për korrjen e ardhshme në vjeshtë.

Plani për prodhimtarinë e ushqimit, potencoi Nikollovski, vazhdimisht do të plotësohet me masa dhe politika të reja.

“Jemi të kënaqur nga masat për ndihmë që janë miratuar. Mbetet që ne ta rrisim prodhimtarinë, të bëhemi të pavarur nga të gjitha produktet me fara. Këtë vit për 20 për qind më së paku do të rritet prodhimtaria e lulediellit. Pres prodhimtari të rritur për kilogram hektar falë stimulimit nga shteti”, tha Petre Stojkovski nga Asociacioni i Bujqve.

Edhe Stevançe Jordanovski nga Federata Kombëtare e Fermerëve konsideron se masat do të kontribuojnë për prodhimtari më të madhe.

“Ne dhamë disa propozime që u miratuan. Rezultati i deritanishëm është për t’u përshëndetur. Duhet të përdoren masa shtesë nga Fondi Intervenues. Shpresojmë që të kenë ndikim pozitiv, të rrisin prodhimin e grurit dhe drithërave të tjera. Por, një pjesë e madhe e prodhimit nuk varet vetëm nga ne, këtu janë edhe ndryshimet klimatike”, theksoi Jordanovski. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky