Agjencia Zhurnal.mk.

Një furgon për transportin e nxënësve i është dhuruar Komunës së Kërçovës nga Agjencia për Administrim e Pronës së Sekuestruar

Kërçovë, 22 janar – Komuna e Kërçovës nga Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar të Maqedonisë së Veriut mori dhuratë një furgon të përdorur, që ka 12 ulëse plus një ulëse për shoferin, dhe siç paralajmëruan nga Komuna e Kërçovës, e njëjta do të dedikohet për transportin e nxënësve, të cilët udhëtojnë nga fshatrat në qytet apo jetojnë në lagje më të largëta urbane.

“Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar, Komunës së Kërçovës i ka dhuruar një furgon që në të ardhmen do të shërbejë për transportin e nxënësve gjatë vitit shkollor, që jetojnë në lagje më të largëta apo vijnë nga mjedise rurale. Furgoni që ka 12 ulëse plus një ulëse për shoferin”, theksoi zëdhënësi Emin Nasufi dhe tha se duhet të bëhen riparime të vogla që të vihet në përdorim.

Ai theksoi se paraprakisht Komunës së Kërçovës një  mërgimtar nga Zcicra i ka dhuruar një furgon për transportin e zjarrfikësve me një madhësi dhe kapacitet të ngjashëm. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky