Shkup, 14 shtator – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në edicionin qendror të lajmeve në TV21, kërkoi që hetimet të përfundojnë sa më shpejtë. Mes tjerash Arifi shtoi se spitalet modulare janë ndërtuar me ligj special, dhe komuna e Tetovës nuk ka pasur ingerenca të japë leje për ndërtim.




