Agjencia Zhurnal.mk.

Njëri nga pasagjerët e lënduar në aksidentin në Itali do të operohet, të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak

Shkup, 5 prill – Njëmbëdhjetë nga pasagjerët e lënduar në aksidentin e djeshëm në Itali kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, pasagjeri i dymbëdhjetë ndodhet në spitalin e Ankonës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për shkak të plagëve të marra.

“Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe në krah. Ministria, përmes Ambasadës në Romë, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur dje në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ancona në Itali, ku ka marrë pjesë një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia.

Në këtë aksident ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i autobusit R.I. (1965), ndërsa pasagjerët tjerë kanë përfunduar me lëndime të lehta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky