Agjencia Zhurnal.mk.

“Nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”! Mexhiti i reagon Ahmetit dhe i thotë: Ke filluar ta ndjesh humbjen

Shkup, 19 mars – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë nënshkrimi të marrëveshjes për koalicion me liderin e Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi është pyetur edhe për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ahmeti i pyetur se a ka mundësi që Izet Mexhiti të kthehet në BDI, ahmeti është përgjigjur:

“Tani nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”.

Por ndaj kësaj deklarate të Ahmetit, ka reaguar Mexhiti i cili thotë se këto deklarata vijnë ngaqë i pari i integristëve, ka filluar ta “ndjejë vetë i pari humbjen”.

“Sa më shumë afrohet humbja, aq më shumë do ta shihni duke sharë. E njoh mirë, ai e ndjen vetë i pari humbjen. Tash e dhjetë vite populli nuk voton për të, por në pushtet ka mbetur duke përçarë opozitën. E tash që opozita u bashkua për fitore të sigurtë, në Koalicionin VLEN, atij i mbetet veç të shajë e të qajë.

P.s. kalo mirë me burrat e mëdhenj që i ke përreth”, shkroi Mexhitit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky