Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka më dyshime, akord mes Real dhe Dortmund për Bellingham/ Zbulohen shifrat e transferimit

SEVILLE, SPAIN – OCTOBER 05: Jude Bellingham of Borussia Dortmund looks on during the UEFA Champions League group G match between Sevilla FC and Borussia Dortmund at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on October 05, 2022 in Seville, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Tani nuk ka më dyshme, duke nisur nga sezoni i ardhshëm Jude Bellingham do të largohet nga Dortmund dhe do të jetë pjesë e Real Madrid. Britaniku që cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si lojtari më i ri i madrilenëve teksa klubet përkatëse kanë gjetur akordin.

Sipas the Athletic, bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej shifrës së 100 milionë eurove duke u shndërruar në një prej transfertave më të shtrenjta në historinë e dy klubeve. Kujtojmë se në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Anglisë ishte në garë edhe Manchester City, por Reali ishte më këmbëngulës.

Këtë sezon, Belligham regjistroi shifra mjaft të mira dhe në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet ia doli të gjente rrugën e rrjetës në 14 raste, duke kontribuar edhe me shtatë asiste. Me transferimin e 19-vjeçarit, Real Madrid siguron mesfushën e gjeneratës së re pasi pjesë e “Los Blancos” në atë sektor të fushës janë edhe Federico Valverde, Eduardo Camavinga si dhe Aurelien Tchouameni.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky