Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk u miratua Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, procedura për të ka përfunduar, sqarojnë nga Kabineti i Mitreskit

Shkup, 14 mars – Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese në leximin e tretë në vazhdimin e pasdites së djeshme të seancës së 145-të nuk e ka marrë shumicën e nevojshme prej 61 votave dhe procedura për këtë ligj përfundon, sqarojnë sot nga Kuvendi.

“Duke pasur parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 115/2019, nga data 14.05.2020, sipas të cilit që të miratohet Ligji nevojiten të paktën 61 vota “për”,  gjatë vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “për”, me çfarë nuk janë plotësuar kushtet që Ligji të miratohet dhe me këtë përfundon procedura rreth këtij Ligji”, theksojnë nga Kabineti i krytearit të Kuvendit.

 Siç theksojnë nga Kabineti i Mitreskit, “konstatimi nga ana e kryetarit të Kuvendit gjatë vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese ka të bëjë me shumicën e nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”.

 Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese u miratua nga ana e Kuvendit, por presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për të dhe ai u kthye para deputetëve në lexim të tretë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky