Agjencia Zhurnal.mk.

Numri i punëtorëve në industri në nëntor është ulur për 3,6 për qind

Shkup, 30 dhjetor – Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, është 96,4, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit nëntor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.4 për qind, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 3.5 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 1.8 për qind.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.2 për qind Prodhimet kapitale 0.4 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 7.9 për qind ndërsa rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.1 për qind dhe Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.6 për qind.
Të dhënat e ESHS-së, tregojnë se indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar – nëntor 2021, në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2020, është 97.7.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky