Agjencia Zhurnal.mk.

OKB-ja: Duhet embargo e armëve ndaj Izraelit të ndalohet gjenocidi në Gaza

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, ka deklaruar se vendosja e embargos së armëve dhe sanksioneve ekonomike kundër Izraelit është e vetmja mënyrë për të parandaluar gjenocidin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar gjenocidin në Gaza është një embargo armësh dhe sanksione ekonomike ndaj Izraelit. Armëpushimi të ndodhë menjëherë,” tha Albanese në rrjetin social X, duke ndarë një postim se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua me palestinezët, familjet e të cilëve u vranë në Gaza.

Misioni i Përhershëm i Palestinës në OKB mblodhi dje një grup palestinez prej dhjetë personash që humbën anëtarët e familjes në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe u takuan me Guterresim dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky