Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani dhe Bregu presin fillim të negociatave me BE-në

Shkup, 5 prill 2022 – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani realitoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregun me ç’rast kanë biseduar për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim është shprehur pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe aktivitetet në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, transformimi socio-ekonomik i rajonit të Evropës Juglindore, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera që kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm dhe të pasur rajonal. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndikimin e invazionit rus ndaj Ukrainës në procesin e rrumbullakimit të së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe efektet e luftës në bashkëpunimin rajonal në rajonin tonë dhe më gjerë./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky