Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani kujton Fehmi Aganin: U vra mizorisht nga forca e regjimit gjenocidal të Serbisë

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin.

Osmani ka thënë se Agani ishte njeriu që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë”, ka deklaruar ajo.

Tutje, presidentja ka shtuar se vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat.

“Kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm”, thotë mes tjerash presidentja. 

Presidentja Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin në 24-vjetorin e vrasjes Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja…

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Saturday, May 6, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky