Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani nga Likova: Misioni i presidentit të parë shqiptar është pjesë e mozaikut të madh të lirisë

Likovë, 5 prill – Në Likovë mbrëmë u hap Shtabi zgjedhor i Frontit Europian, ku i pranishëm ishin edhe ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri, si dhe deputeti Arbër Ademi.

“Nga Likova ka nisur dhe është zhvilluar përpjekja më e madhe për liri dhe barazi. Misioni i presidentit të parë shqiptar është pjesë e mozaikut të madh të lirisë, barazisë dhe fuqizimit të popujve këtu në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë zgjedhje të rëndomta. Unë e di që ne politikanët e kemi zakon të themi se këto zgjedhje janë historike, por sinqerisht e them si vëllai juaj se këto zgjedhje nuk janë të rëndomta. Nga informacionet që i kam si ministër i jashtëm, nga kontaktet dhe qasjen që kam në diplomaci janë se në këto zgjedhje do të përcaktohet fati i të ardhmes së vendit tonë, të së ardhmes të secilit prej jush, secilit qytetarë të vendit tonë”, tha Osmani.

Ai theksoi se vendi ndodhet në një udhëkryq historik, në udhëkryq që ndodhen dy rrugë, ose do të përcaktojmë rrugën e të ardhmes së ndritshme europiane, ose do të zgjedhim rrugën e izolimit.

“Këto zgjedhje është bardh e zi. Prej secilit prej neve varet se çfarë drejtimi do të merr vendi jonë. Është bërë aq shumë këto vite, është transformuar shumë roli I shqiptarëve. Ju e dini si ka qenë fati jonë. Unë e kam kaluar vet me familje atë fat! Ju e keni kaluar vet! Kemi qenë popull i nënshtruar, i përjashtuar, margjinalizuar, jashtë institucioneve, jashtë universiteteve, dinjiteti i të cilëve ishte shkelur. Shqiptari atë e ka më të vështire ti shkelet dinjiteti prej çdo kujt. Dhe ne arritëm, bashkë të gjithë, ta institucionalizojmë dinjitetin e kombit tonë. Dhe nga popull i përjashtuar të bëhemi popull që ka kryeministër. Ky mision nuk është i përmbyllur pa e bërë edhe presidentin e parë shqiptar, për shkak se është simboli i barazisë, simboli i misionit të madh – se ne nuk jemi qiraxhinj në këtë shtet, po Zot”, u shpreh Osmani.

Related posts

Izet Mexhiti nga Tetova: Ali Ahmeti të braktisën shokët e luftës sepse heshte kur u vra Hariun Aliu, për Enciklopedinë, për Shkupi 2014, për Lagjen e Trimave, Monstra e Alfa…

Redaksia

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Redaksia

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky