Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani – Piç: Anëtarësimi i vendit në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës

Shkup, 3 prill – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, takoi përfaqësuesin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe ballafaqimit me sfidat aktuale.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme britaneze në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për procesin e integrimit evropian të vendit dhe sigurisht që duhet të merren parasysh edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë” theksoi Osmani.

Lidhur me katërvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në takim u theksua kontributi i dukshëm i Maqedonisë së Veriut në aleancë duke e shtuar sigurinë e krahut jugor të aleancës dhe reflektimin pozitiv të anëtarësimit tonë në stabilitetin e rajonit dhe të kontinentit evropian në përgjithësi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky