Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Priten rezultate edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga Bullgaria

Shkup, 24 janar – Rezultate priten dhe nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në intervistë për “BTV” në pragë të vizitës zyrtare të sotshme të ekipit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në Sofje ku nesër do të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të dy vendeve.

Osmani, në intervisë vlerëson se është mesazh i shkëlqyeshëm që në ditën e parë të punës së qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut vizitën e parë e realizoi kryeministri bullgar Kirill Petkov sepse kjo përmbanë simbolikën dhe thelbin e vet.

“Simbolika është se ne jami fqinjët më të afërtë, porn ë thelb është në atmoferë positive dhe konstruktive, ndërsa në atmosferë të besimit personal është krijuar platformë për vazhdimin e bisedimeve”, sqaroi Osmani.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, sipas Osmanit në marrëdheniet në mes Sofjes dhe Shkupit priten rezultate nga dyja anët.

“Ldhja rrugore në mes Sofjes dhe Shkupit nuk mund të jetëdetyrim vetëm për Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani duke shtuar se obligimi jonë është deri në Kriva Pallankë dhe se vendkalimi kufitar “Klepallo” nga ana jonë ka përfunduar ndërsa pritet nga ana bullgare të përfundoj pjesën e saj.

Në lidhje me punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, Osmani tregoi se vendi deri më tani ka ndërruar dy përfaqësues të tij në këtëorgan, duke shtuar se Bullaria nuk ka ndryshuar përbërjen e saj. Ai thotë se Sofja mund të shfrytëzoj këtë përvoj tonën.

“Të dy shtetet kanë interes që Komisioni të jetë më produktiv”, shtoi shefi i diplomacisë.

I pyetur sesi e sheh vendosjen e maqedonasve bullgar si popull në Kushtetuten e shtetit, ministry Osmani thotë se nuk sheh asgjë problematike në vendosjen e cilësdo bashkësi etnike dhe integrimin e saj, por edhe për përgjegjësi dhe besnikri ndaj shtetit. Ai si shembull e theksoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit që u solli dobi jo vetëm shqipëtarëve, turqive, sërbëve, vllehëve, romëve, por është e mundur, thotë, edhe bullgarët të bëhen pjesë e saj.

Në lidhje me dërgimin e ambasadorit maqedonas në Bullgari, ministri I Punëve t Jashtme tha s plani është në tre javët e ara të mandatit të Qeverisë së re të sillet vendim dhe të dërgohet ambasadorë në Sofje.

“Akoma nuk kemi caktuar emër, por kemi ide dhe mendime për këtë temë, shpresoj se në ditët në vijim unë si minister të jap propozim”, tha Osmani.

I pyetur për “rehabilitimin e maqedonasve bullgar viktima të regjimit jugosllav”, Osmani thotë se në vitin 2006 Kuvendi e miratoi Deklaratën me kërkimfalje deri tek familjet eviktimave të komunizmit. Ai tha se Shkupi tani është i gatshëm të realioj aspektet praktike të Deklaratës, si qasje tek arkivat dhe më pas nëse ka nevoj të bisedohet për ato, dhe të procesohen nëse ekziston mundësi ligjore për këtë.

Sipas ministrit Osmani, qëllimi është të ndalohet që kjo çështje të bëhet mister dhe të mos përdoret në asnjë agjendë politike.

“Nuk mendoj që shoqëria maqedonase ikë nga çështjet dhe ne jemi të gatshëm të fillojmë këtëproces”, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nëintervistëpër “BTV”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky