Agjencia Zhurnal.mk.

Pa panik humbës apo fitues aty ku ka parregullsi duhet të përsëritet votimi!

Shkup, 14 maj – Pas zgjedhjeve vëmendja e opinionit publik dhe partive politike është zhvendosur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve(KSHZ) aty ku u vendos për ripërsëritjen e votimeve në disa vendvotime të caktuara aty ku kishte parregullsi dhe më së shumti ankesa. Por, nuk është kjo arsyeja e shqetësimit dhe panikes që po bëhet nga Fronti Evropian, por pasi rivotimi në këto vendvotime mund të ndryshojë edhe numrin e deputetëve të FE, nga 19 në 17. Pra, më tepër ka zhurmë për brengosje të uljes së numrit të deputeteve sesa çështje procesurale, shkruan Zhurnal.

KSHZ miratoi ankesat për përsëritjen e votimit në disa vendvotime të caktuara –

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë e shfuqizoi votimin edhe në tre vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe për vendvotimet 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga Koalicioni “Maqedonia Juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski,  pas numërimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, u konfirmua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të vendosur me hyrje manuale.

Ankesa u miratua me një votë kundër. “Kundër” votoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet nga ky vendvotim në të vërtetë ka të bëjë me procesverbalin 16 në pjesën 4, ku është plotësuar gabimisht, e kjo është,  thotë, gabim që e kanë pothuaj të gjitha këshillat zgjedhorë.

Në Krushevë, ankesat për dy vendvotimet janë miratuar për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali me ato nga aparati për identifikim biometrik. KSHZ-ja vazhdon me shqyrtimin e ankesave të arritura.

Deri tani janë shqyrtuar ankesat nga Koalicioni “Vlen”, me ç’rast u miratua një ankesë për vendvotmin 2102 në Zhelinë, saktësisht në fshatin Llërc. Për rezultatet zgjedhore deri te KSHZ-ja janë parashtruar 27 ankesa – nëntë nga Koalicioni Vlen, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga E Majta. Kryetari i KSHZ-së, Dashtevski në seancën e KSHZ-së potencoi se bëhet fjalë për ankesa grupore me më shumë vende të përfshira zgjedhore.

Fronti Evropian në panik mund të minohen dy deputetë –

Pra, e gjitha beteja e ngjarjeve në KSHZ po bëhet për të ruajtur mandatet e veta Fronti Evropian sepse rrezikohet të humbë një mandat në zonën 6 që do t’i kalojë koalicionit opozitar VLEN, dhe një mandat tjetër në zonën 5 që me shumë gjasë do t’i kalojë LSDM-së.

Me çfarë rezultati do të duket kështu, Fronti Evropian 17 deputet, koalicioni VLEN 14, dhe LSDM 19 deputet. Ky ndryshim nuk është vetëm matematikor e numerik por edhe humbje e legjitimitet të Frontit Evropian për të qenë partia e dytë në vend. Prandaj, edhe nga Fronti Evropian po bëjnë përpjekje për ta ndalur këtë proces.

“Dua t’i pyes shërbimin juridik dhe arkivën për mënyrën se si janë sjell këto ankesa dhe përfaqësuesit e autorizuar nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Kush i ka sjell dhe mënyrën se si i kanë sjellë. Nuk ju lejoj fyerje dhe shpifje dhe nënvlerësime ndaj meje, pavarësisht që jam femër ose që jam nga një etni tjetër. Nuk do t’ju toleroj të më nënçmoni”, tha Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.

Eksponentë të tjerë të Frontit Evropian shprehen se votimi po përsëritet në ato vendvotime ku VLEN është fituese absolute, por ky argument nuk mban pasi gjithkund ku ka pasur parregullsi duhet të ketë përsëritje të votimit. Në të kundërtën nuk ka kuptim procesi demokratik dhe humbin peshën zgjedhjet.

Kujtojmë që, koalicioni VLEN ka parashtruar 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka pasur edhe VMRO-DPMNE dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve. Rivotimi në 10 qendra të votimit në njësinë e gjashtë zgjedhore mund të sjell ndryshim në rezultatin final mes Frontit Evropian dhe Koalicionit VLEN. Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni “Maqedonia e Juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 mandate të deputetëve, pas çka vijojnë Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja me 19 mandate(që nëse miratohet vendimi KSHZ mund të mbetet me 17 mandate), Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja me 18(mund të merr 19), Koalicioni Vlen me 13(mund të merr 14), ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate të deputetëve. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky