Agjencia Zhurnal.mk.

Pahor po lobon për ta marrë pozitën e Lajçakut

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor po punon që të jetë pasardhës i Miroslav Lajçakut, si përfaqësues i veçantë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazeta sllovene “Delo”.

Sipas burimeve jozyrtare të kësaj gazete, Pahor, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakja e tij Tanja Fajon, po përgatitet të përparojë në postin e të dërguarit të BE-së.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për ta zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven ta ndihmonte ish-presidentin slloven në kandidaturën e tij. Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan ‘Delo’.

Tutje gazeta sllovene ka bërë të ditur se për pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor duhet ta paraqesë një kërkesë personale në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, që drejtohet nga socialisti spanjoll Josep Borrell. Megjithatë, ‘Delo’ shkruan se sipas informacioneve që zotëron, ai ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

E diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak mandati i skadon në fund të gushtit.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky