Agjencia Zhurnal.mk.

Pakistanezi anonim dhuron 30 milionë dollarë për të mbijetuarit e termetit në Turqi

Një pakistanez që jeton në SHBA ka dhuruar 30 milionë dollarë për familjet e atyre që humbën jetën dhe u lënduan në dy tërmetet në Turqinë jugore dhe Siri.

Këtë e bëri të ditur kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif me anë të një postimi në Twitter.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanez anonim që hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme,” shtoi ai.

Të enjten, Sharif formoi një komitet të posaçëm të kabinetit për të mbikëqyrur mbledhjen e fondeve dhe ndihmës për viktimat e tërmeteve të së hënës në Turqi dhe Siri që la mbi 28 mijë të vdekur.

Ai njoftoi formimin e komitetit në një takim në Islamabad për të shqyrtuar dhe diskutuar mënyrat për të përshpejtuar fushatën e vazhdueshme për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky