Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgim për shkupjanin, dyshohet se ka zhvatur 180.000 euro nga një person

Shkup, 6 prill – Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 17:00, nën dyshime për zhvatje është arrestuar personi me iniciale I.J. nga Shkupi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sipas raportimit të personit M.G., I.J. në disa raste duke e kërcënuar me jetë, nga ai ka marrë 180.000 euro.

“Të njëjtën ditë rreth orës 17:00, sipas marrëveshjes së mëparshme mes tyre, në rrugën “Simeon Kavrakirov” në Shkup M. G. i ka dorëzuar I.J. 500 euro, të cilat paraprakisht ishin përpunuar teknikisht. Njësiti për Krime të Rënda në SPB-Shkup sot (04.06.2024) ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. pas procedurës së shpejtë për veprën penale “zhvatje” nga neni 258 i Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky