Agjencia Zhurnal.mk.

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Ndihmës- sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien ka paralajmëruar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilën do të koordinohen lidhur me Ballkanin Perëndimor.

O’Brien në një postim në platformën X shkruan se së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar planifikojmë të presin në fund të kësaj jave të dërguarin e BE-së, Lajçak.

“Zëvendës-ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçakun, kah fundi i javës për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, shkruan O’Brien.

Ndryshe, me O’Brien javë më parë është takuar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në Gjermani.

O’Brien, kishte njoftuar se në takimin me Kurtin ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, kishte shkruar O’Brien, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet e fundit në lidhje me statusin e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Një zëdhënës i DASH-it tha për Telegrafin se se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.

Sipas DASH-it, Escobar është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh”, tha zëdhënësi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky