Agjencia Zhurnal.mk.

Parandalohet kontrabanda e ilaçit “Tramadol” në Tabanoc, ndalohet një shtetas i RMV-së

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se është parandaluar kontrabanda me ilaçe “Tramadol” në pikën kufitare “Tabanoc”.

Është parashtruar kallëzim penal ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i cili po udhëtonte me autobus nga RMV në Danimarkë.

“Në momentin kur autobusi ishte vendosur në një skaner mobil, ku secili nga pasagjerët kishte nxjerrë bagazhin e tij personal nga autobusi, pasagjeri tentoi ta shfrytëzojë momentin dhe çantën e hodhi mbi rrethojën me tela të terminalit doganor në “Tabanoc”. Ai në këtë rast është vënë re nga njëri prej inspektorëve, pas çka është dërguar menjëherë për kontroll të detajuar.

Në bagazhin e tij personal, në mëngët e këmishave, në këmbët e xhinseve dhe në çorapet e tij janë gjetur gjithsej 359 lenta me nga 10 pilula “Doreta” që përmbajnë 75 mg hidroklorur Tramadol”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky