Agjencia Zhurnal.mk.

Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Barcelona

Atletico Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës për derbin që luhet në kuadër të javës së tetë në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”, me Los Rojiblancos që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Diego Simeone nuk mund të llogarisë në Matheus Cunha që është i lënduar, derisa Kieran Trippier është në dyshime.

Foto: WhoScored

Në anën tjetër, Barcelona do jetë pa Ousmane Dembelen, Sergio Agueron e Martin Braithëaite që janë të lënduar,  gjersa Jordi Alba është po ashtu në dyshime.

Analizë

Atletico Madridi

Kokë është rikthyer nga lëndimi dhe Joao Felix nga suspendimi.

Kieran Trippier ka pësuar një lëndim të vogël në mesjavë, por do të jetë i gatshëm të luajë.

Matheus Cunha do të jetë jashtë vijave të fushës, andaj nuk do mund të luajë në këtë takim.

Antoine Griezmann do të shpresojë të takohet me klubin që u largua më vonë gjatë kësaj vere.

Barcelona

Alaba  është afër rikthimit në fushë, por është ende në dyshime nëse do të paraqitet ndaj Atletico Madridit apo jo.

Frenkie de Jong është rikthyer nga suspendimi dhe do të luajë në mesfushë me Pedrin që është rikthyer nga lëndimi, së bashku me Sergio Busquets.

Luuk de Jong me gjasë nuk do të startojë, pas paraqitjes zhgënjyese herën e fundit.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky