Agjencia Zhurnal.mk.

Parlamenti pakistanez e zgjodhi Shehbaz Sharifin për kryeministër të ri

Karaçi, 11 prill – Parlamenti i Pakistanit sot e zgjodhi Shehbaz Sharifin për kryeministër të ri, pasi para një jave i ishte votuar mosbesimi kryetarit të deriatëhershëm të Qeverisë, Imran Kan.

Shehbaz Sharif ishte favorit për fitore pas krizës njëjavore kushtetuese në vend. Ai është vëlla më i vogël i ish kryeministrit të vendit Navaz Sharif, i cili tre herë e kryente këtë rol.

Shehbaz Sharif e udhëhiqte lëvizjen e bashkuar opozitare për shkak të rrëzimit nga pushteti të Kanit, i cili thoshte se Uashingtoni ka dashur që ta rrëzojë nga pushteti. SHBA-ja i hodhi poshtë pretendimet e Kan, informon DPA.

Pasi kundërkandidati i tij – ish ministër i Punëve të Jashtme, Shah Mahmud Kureshi, nuk ishte zgjedhur kryeministër, anëtarë të partisë Tehrik e Insaf të Imran Kan, dhanë dorëheqje në Parlament dhe paralajmëruan protesta në rrugë. Në mënyrë plotësuese do të përcaktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve që të përmbushen vendet e plotësuara të deputetëve. /Zhurnal.mk

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky