Agjencia Zhurnal.mk.

Partia politike “Dinjiteti” të hënën do të dorëzojë nismë në Qeveri për katër mbrojtësit e vitit 2001

Shkup, 22 janar – Kryetari i partisë politike Dinjiteti, Stojançe Angellov sot paralajmëroi se të hënën në Qeveri do të dorëzojnë  nismë të rinovuar  për katër mbrojtësit e plagosur nga viti 2001 nga të cilët disa vite kërkohet  ta kthejnë kompensimin në para të cilin e kanë marrë si dëmshpërblim nga shteti.

Bëhet fjalë për katër mbrojtës nga viti 2001, gjegjësisht Sasho Veliçkovski, ish kapiten i Armatës së Maqedonisë, momentalisht në pension, Zoran Angelovski, ish polic, pjesëtar i njësisë më të fuqishme policore në vitin 2001, Dimçe Mançov nga njësia e këmbësorisë Akrepat dhe Marijan Angelovski, polic në policinë kufitare.

Shtoi se mbështetje për këtë ka marrë nga kryeministri paraprak Zoran Zaev, si dhe nga ministrat e rëndësishëm të Qeverisë paraprake. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky