Agjencia Zhurnal.mk.

Pas 3 ditëve debat, Fadil Zendeli shkarkohet nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Shkup, 3 mars – Me 61 vota “për”, asnjë kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi e ka miratuar vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të Lëvizjes “Besa” nga anëtari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe nuk kanë votuar.

Pasi puna e mbledhjes së 64 vazhdoi me debatin për Propozim plotësues të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mjedis jetësor në lexim të dytë, në sallë ka hyrë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Nikolla Micevski i cili ka kërkuar një orë pauzë dhe ka akuzuar se po “demonstrohet forcë”.

Ai ka pyetur se çka ka ndodhur me mbi 400 amendamentet ngritur nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri në arkiv dhe ka kërkuar përgjigje me shkrim.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para se të shpallet pauzë një orësh tha se amendamentet janë dorëzuar dhe ai si kryetar i Kuvendit ka afat prej tre ditësh t’i shqyrtojë. Ka theksuar se ai afat nuk është tejkaluar, duhet të shqyrtohen të gjitha amendamentet dhe në afatin e duhur do të marrin përgjigje adekuate.

Madje, sipas LSDM qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme kur në vend kemi krizë energjetike, ekonomike dhe të koronavirusit.

Snezhana Kaleska- Vançeva nga LSDM ka thënë se tre ditë po debatojnë për vendim me të cilën siç tha “do të duhet të vendoset balanca e përfaqësimit të duhur të partive politike në atë komision”. Ajo ka pyetur deputetët e VMRO-DPMNE-së pse duan të kenë shumicë në këtë Komision, që siç tha “e dini se me rregullore nuk ju takon”.

Sipas saj, për deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk është me rëndësi cilësia e Fadil Zendelit, por e dinë se me shtatë vota do të mund ta mbivotojnë pushtetin dhe siç tha “do të mund të zgjidhni edhe më tej gjykatës nga defteri, funksionarë dhe të tjerë që duhet t’ju mbrojnë juve dhe opsionin e juaj politik”.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi ka ndërpre seancën dhe paralajmëroi se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen. Për dy orët e ardhshme ka paralajmëruar seancë për Propozim deklaratën për gjendjen në Ukrainë. Duke theksuar se Deklarata është dorëzuar deri te ai ka apeluar deputetët të jenë të kapshëm dhe të presin mbledhje të re.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky