Agjencia Zhurnal.mk.

Pas debateve dhe ofendimeve, Stresi i kërkon falje publike Einxhel Shkirës

Reperi i njohur, Stresi ishte përfshirë më shumë se një vit më parë ishte përfshirë në një debat me moderatoren Einxhel Shkira.

Pas kësaj dyshja nuk kishin kursyer ‘thumba’ dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit edhe në intervista të ndryshme.

Kjo kishte vazhduar edhe gjatë qëndrimit të Einxhel në shtëpinë e Big Brother VIP kur Arkimed Lushaj (emri i plotë) e quajti si prezantuesen naive dhe një model që nuk duhet ndjekur.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

“Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disko darkave, puthu me njërin…”, vazhdoi më tej Stresi.

Por, së fundmi reperi i njohur i ftuar në emisionin “E Diel” në Top Channel teksa po zhvillonte një lojë iu kërkua t’i kërkonte falje publike Einxhelit, i cili nuk hezitoi të bënte një gjë të tillë.

Foto: Stresi/Instagram

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por situata ishte ndryshe i kërkoj falje çdo femre, sidomos Einxhelit. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht. Nuk kam asnjë gjë, është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në Big Brother”, ka thënë Stresi.

Në anën tjetër, Eixhel nuk ka reaguar ende në lidhje me kërkim-faljen e reperit shqiptar.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky