Agjencia Zhurnal.mk.

PD e ‘re’, avaz i vjetër

Nga Rajmonda Basha

Organizimi i partisë, ose më saktë mënyra e organizimit.

Kjo ka qenë molla e sherrit që ka shkaktuar ndarjen e PD-së zyrtare (pa përfshirë atë të Grupimit Berisha) në dy pjesë.

Kësaj here ishte Gazment Bardhi dhe 16 kolegët deputetë të tij.

Pesë ditë më parë ai bojkotoi mbledhjen e Kryesisë, ndërsa dje 17 deputetët bojkotuan Këshillin Kombëtar.

Te kryesia nuk mori pjesë për një arsye: Kërkoi të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Ndërsa te Këshilli nuk mori pjesë për një tjetër: Nuk kishte njohuri të përmbajtjes së tij.

Dhe pavarësisht mospjesëmarrjes, Këshilli miratoi një rezolutë për “ringritjen e PD-së”.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e 20 qershorit ka dalë në konkludimin se riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e forcës politike”, thuhet në deklaratë.

Shtatë deputetë që janë pjesë e Këshillit e konsiderojnë si jolegjitime mbledhjen e zhvilluar.

Ata kanë bërë me dije se do të komunikojnë tek për tek me çdo anëtar legjitim.

Ndërkohë, procesi zgjedhor do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë ku kandidatët që do të marrin pjesë në garë dorëzuan kërkesën brenda datës 20 qershor.

Pa shumë surpriza, ashtu siç përflitej prej kohësh Lulzim Basha është njëri nga kandidatët përballë Gjergj Hanit.

Ky i fundit është ish i përndjekur politik dhe mik me ish-kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa Basha, që pas 14 majit ka mbajtur disa takime me të rinjtë duke lënë të kuptohej qëllimi i tij për rikthimin në krye të PD-së.

Në to ai ka thënë se paçka dorëheqjes nga posti i kreut të partisë për të mos thelluar përçarjen, sot partia është në situatë më të keqe sesa në mars të vitit të kaluar.

Duke ditur se çfarë  sjell një ditë në PD, nuk e sjell një tjetër, ditët e “aktiviteteve” të përcaktuara janë nga data 24 qershor deri më 27 korrik, pikërisht kohë kur do zhvillohet fushata elektorale.

Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike zhvillohen më 29 korrik.

Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të zhvillohet gjithashtu brenda muajit shtator të këtij viti.

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh më 15 qershor me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.

Sekretari i Përgjithshëm Bardhi nuk mori pjesë në takim, pasi ka kërkuar të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar vendimet.

Sipas një njoftimi zyrtar, me firmën e shtatë anëtarëve të Kryesisë demokrate, u bënë tre kërkesa.

E para lidhej me miratimin e grupeve të punës për mbikëqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PD-së.

E dyta, me miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike.

E treta dhe e fundit, me plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

Shtatë firmëtarët ishin Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazmend Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

Të gjitha këto, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të të djathtëve.

Mesa duket zgjedhjet do të nxjerrin fitues një kryetar, por mbetet për t’u parë se si do të dalë PD-ja nga kjo sfidë.

Edhe më e përçarë, apo me një fije shprese bashkimi…

Related posts

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinjtë” burokratë

Xh M

Pajaziti: BDI po i nënçmon edhe ata që ia bënë “yzmetin”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky