Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Ndotja e ajrit duhet të zgjidhet së bashku me të gjitha problemet e tjera

Shkup, 5 prill 2022 – Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në panel diskutimin “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që në organizim të Shoqatës së Studentëve të Mjekësisë u mbajt në Rinia Hab – Zyra e presidentit.

Duke folur në temën “Konsensus nacional kundër ndotjes së ajrit”, presidenti Pendarovski i prezantoi pikat kryesore nga Samiti botëror i lidershipit – COP26 në Glazgov, të mbajtur në nëntor të vitit 2021, si dhe kontributet e miratuara nacionale të rishikuara në përballjen me pasojat nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, foli edhe për hapat e tij konkretë që pas marrjes së detyrës i ka ndërmarrë lidhur me këtë temë, duke e përfshirë ngritjen e ndotjes së ajrit  në nivel  një çështje sigurie, vendosjen si pikë të Këshillit për Siguri dhe përfshirjen e tij në Strategjinë e mbrojtjes.

Sipas presidentit Pendarovski, shumica janë të vetëdijshëm për problemin e ndotjes, por nuk kanë vullnet, ndërsa shumica as kushte financiare apo kushte të tjera të bëjnë ndryshim në mënyrën e jetës.

 Ai vuri në dukje edhe numrat e lartë të të vdekurve si pasojë e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të ndotjes së ajrit.

 Ai u bëri thirrje të rinjve ta shfrytëzojnë entuziazmin e tyre, idetë  inovative dhe zgjidhjet kreative për ndryshime pozitive. I inkurajoi të rinjtë të jenë të zëshëm dhe gjithmonë t’i parashtrojnë pyetjet. Ndotja e ajrit, sipas presidentit Pendarovski është mjaft e rëndësishme dhe ka të bëjë në shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe për shkak të kësaj nuk dihet të lihet anash, por duhet të zgjidhet së bashku me të gjitha problemet e tjera.

 Në panel diskutimin, ku mori pjesë edhe bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, fjalime mbajtën edhe ministri Belim Sali, si dhe Xhulian Vasalo, zëvendësshef i Delegacionit të BE-së. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky