Agjencia Zhurnal.mk.

“Përplasje gjeneratash”, Opel Kadett Superboss kundër Volkswagen Polo GTI

Opel Kadett Superboss dhe Volkswagen Polo GTI kanë matur forcat  në një betejë të ashpër që mund të quhet “përplasje gjeneratash”.

Polo GTI është një hatchback i përkryer dhe tejet i fuqishëm për ata që duan diçka më të vogël se Golf GTI, por më të madh se modeli UP! GTI.

Shitet në mbarë botën, e ky që shihet në video është model i rifreskuar i 2022. Atë e vë në lëvizje motori 2 litërsh me katër cilindra që prodhon 204 kuaj-fuqi, që do të thotë se ka fuqi të ngjashme motorike sikurse Golf GTI i gjeneratës së gjashtë.

Gjithashtu motori i Polo GTI është i pajisur me ndërruar automatik me shtatë shpejtësi, e opsioni për manual nuk ekziston fare në pakon e ofertave. Kjo veturë peshon 1.286 kilogramë, kurse shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 6.5 sekonda.

Kundërshtari i tij në garë është një Opel Kadett GSi 16V S i njohur si Superboss – një veturë legjendare dhe shumë e njohur nëpër botë. Ajo ishte prodhuar për ta mundur BMW-në në botën e Group N Racing në Afrikën e Jugut.

Superboss është “zhveshur” që t’i zvogëlohet pesha. Nën kapak ka motorin 2 litërsh Red Top Opel 16 v me katër cilindra që prodhon 168 kuaj-fuqi, e në total kjo veturë gjermane peshon 976 kilogramë. E rezultatet e “përplasjes së gjeneratave” mund t’i shikoni në video.

https://youtu.be/dOWYZFqkFgU

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky