Shkup, 10 janar – Lideri i ri i LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, si duket ka vendosur që me Ministrinë e MBrojtjes të udhëheqë Sllavjanka Petrovska. Në mbledhjen e sotme të bordit qendror dhe eksekutiv të partisë, duhet të meren vendimet kadrovike për Qeverinë e re, përcjellë Zhurnal.
Siç deri tani është njoftuar nëpër media, në këtë pozitë konkurent kanë qenë edhe sekretarja shtetërore në MPB, MAgdalena NEstorovska, ish shefja e kabinetit të ministres Radmilla Shekerinska – KAterina Stavrevska, si dhe zv.kryeministri për antikorrupsion, Ljupço Nikollovski.
Sipas informatave jozyrtare, Nikollovski definitivisht do të kthehet në ministrinë e bujqësisë, derisa funksioni zv.kryeministër antikorrupsion, ka gjasa të hiqet tërësisht.
Ende ngelet e panjohur se kush do të menaxhojë me ministrinë e drejtësisë, ndërsa me këtë resor, pritet të udhëheqë kuadër jo partiak.//Zhurnal.mk




