Agjencia Zhurnal.mk.

Po shkëlqen në Ligën Premier, Aro Muric sërish në formacionin e javës

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron e 35-të.

Portieri kosovar ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley e mori në udhëtim te Manchester United.

25-vjeçari bëri hiq më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Falë paraqitjes fantastike në Old Traford, Aro ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Ligën Premier nga SofaScore.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky