Agjencia Zhurnal.mk.

Policia e Kosovës parandaloi kontrabandë të mallrave të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut

Prishtinë, 8 prill – Policia e Kosovës sot në disa lokacione kreu operacion për parandalim të tregtisë ilegale, në kuadër të së cilës në një fshat në komunën e Vitisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, është ndaluar edhe një kamion përplot me mallra të llojllojshme komerciale, i cili kishte hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Në kumtesën e MPB-së së Kosovës, ceket se në kamion, i cili ishte ndalur në fshatin kabash pasi që nuk e ka respektuar urdhrin paraprak të policisë për t’u ndalur, janë zbuluar mallra të ndryshme, si auto-pjesë, prodhime ushqimore dhe mjete stimuluese mjekësore të llojit “kamagra”.

Me kamionin, i cili, sipas kumtesës, është me targa të Kosovës, drejtonte shtetasi kosovar, i cili është identifikuar me inicialet M.M.

“Mallrat e kontrabanduara supozohet se janë futur në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë ilegale. Pas tentimit të tyre ta evitojnë urdhrin policor për ndalesë, autoritetet tona kufitare arritën ta ndalin rreth orës 11:30 në fshatin Kabash… Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar do të caktohet nga ana e Doganave të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Aksion të ngjashëm policia e Kosovës sot kreu edhe në fshatin Shtërpcë, komuna e Ferizajt, me ç’rast në disa objekte tregtare janë konfiskuar mallra, të cilat, sipas burimeve policore, janë futur ilegalisht nga Serbia.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky