Shkup, 19 maj – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoeemëruar të Republikës së Polonisë, Kzhishtof Gzheliç.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në shtetin tonë ambasadorit Gzheliq, presidenti Pendarovski e riafirmoi kënaqësinë nga marrëdhëniet e zhvilluara dypalëshe mes dy shteteve mike, të cilat i karakterizon miqësia tradicionale dhe e sinqertë, dialogu politik intensiv dhe bashkëpunimi i shkëlqyer tregtar dhe ekonomik, duke ndarë vlera të përbashkëta evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. “Në bazë të atij studimi fizibiliteti, i cili është rishikuar edhe nga “Grant Thorton” (tani flas në emër të investitorit), është marrë vendimi për të vazhduar më tej me niveli i dimensionimit të infrastrukturës, pra ndërtimi i autostradës. Pra, studimi është baza për marrjen e një vendimi për investim. Sa i përket kontratës që është lidhur, ekzistojnë dy lloje të kontratave – njëra është FIDIC e kuqe dhe tjetra FIDIC e verdhë”, thekson Spiroski.
Presidenti Pendarovski shfaqi bindje se dy vendet kanë para një periudhë të suksesshme, me mundësi të shprehura për fuqizim të bashkëpunimit si në plan dypalësh, ashtu edhe në plan ndërkombëtar.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Gzheliq vlerësoi se popujt tanë, edhe pse gjeografikisht të ndarë, shumë vite janë të lidhur me miqësi të veçantë.
Në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ambasadori e theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e plotë jo vetëm nga autoritetet polake, por edhe nga shoqëria.
Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, ambasadorit Gzheliq i dëshiroi kryerje me sukses të funksionit.




