Agjencia Zhurnal.mk.

Presidentja Osmani denoncon në polici ish-ambasadorin Gjergj Dedaj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka denoncuar në polici ish-ambasadorin, Gjergj Dedaj. Këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina për KALLXO.com ka thënë se Dedaj është denoncuar për kërcënimin publik që ia ka bërë dje presidentes në një intervistë.“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka thënë ai.

Në intervistën e tij të dhënë dje në televizionin 7, ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se e ka larguar padrejtësisht nga misioni diplomatik.“Te unë dhe familja ime dhe te malësia e Gjakovës përveç ligjit vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nëse më shkel dikush, më vret dikush ka mu vra edhe ai, edhe ai ka me pas pasoja, nuk do të thotë që e mbyt një njeri edhe sa problem i ki lidhjet në shtet edhe shkon në shpi”, tha ai.

Gjergj Dedaj ka qenë ambasador i Kosovës në Shkup, ai është liruar nga detyra në maj të viti 2021, së bashku më 11 ambasador të tjerë politik.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky