Agjencia Zhurnal.mk.

Profesoresha Belinda Amiti i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

Gostivar, 7 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti.

Bëhet fjalë për profesoreshën e njohur, Belinda Amiti.

“Tani ALEANCËS PËR SHQIPTARËT i është bashkëngjitur edhe profesoresha Belinda Amiti, me një biografi të majme në jetën akademike.

Bleinda, momentalisht është doktorante në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Agrokulturës në Upsala të Suedisë, ku ka kryer një pjesë të hulumtimit shkencor.

Është asistente e kimisë organike në Universitetin e Tetovës, si dhe profesoreshë e kimisë në shkollë të mesme.

Belinda Amiti me përvojën e saj disavjeçare, tani do të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe triumfin e të vërtetës.

VLEN të jesh pjesë e KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT!”, ka shkruar Taravari.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky