Agjencia Zhurnal.mk.

Projekt për përmirësime infrastrukturore të personave me aftësi të kufizuara në Shkup

Shkup, 11 prill – Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, sot u takua përfaqësuesit e Lëvizjes kundër Handikapit “Polio Plus”, në kuadër të të cilit u nënshkrua marrëveshja për mbështetjen për realizimin e projektit “Politika dhe njohuritë gjithëpërfshirëse” për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe funksionimit të personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkupit.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, projekti realizohet në përputhje me Programin për aktivitete në fushën e kujdesit social, të fëmijëve dhe shëndetësor, në qytetin e Shkupit, për vitin 2022, dhe ka për qëllim të kontribuojë në përfshirjen më të madhe të personave me handikap.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe përfshirja më e madhe e personave me handikap është një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit. Qëllimi është që këtyre personave t’u sigurohet qasje e plotë në të gjitha objektet dhe rregullimi i infrastrukturës për funksionimin më të lehtë të tyre në komunikacion”, tha kryetarja Arsovska.

Në takim u dakorduan iniciativat dhe aktivitetet që po ndërmerr Qyteti, me qëllim tejkalimin e sfidave të personave me handikap, por edhe krijimi i politikave më të mira lokale për qasjen infrastrukturore dhe përfshirjen më të madhe të personave me handikap. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky