Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria kërkon paraburgim për përmbaruesen, Vesna Jakimovskën

Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka iniciuar procedurë kundër përmbarueses, e dyshuar për kryerjen e veprave penale – Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare, Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punëve të sigurisë dhe Falsifikimi ose asgjësimi i librave afaristë.

Prokuroria Publike Shtetërore informon se përmbaruesja e dyshuar 60-vjeçare nga Kërçova, dje (21 mars) fillimisht ka penguar një person zyrtar – gazetarin i cili ka tentuar të regjistrojë deklaratën e saj në lidhje me veprimet e saj në temën e ekzekutimit. Ajo e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar aparaturat e gazetarit.

“Pas denoncimit dhe thirrjes në stacion policor për të dhënë deklaratë, e dyshuara ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe ka dëmtuar materialin e përgatitur zyrtar”, njoftoi PTHPRMV-ja.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Kërçovë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën, e cila gjatë gjithë ngjarjes ka vazhduar të kërcënojë “për faktin se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale”. 

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky