Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria po punon në zbardhjen e plotë të aksidentit që ndodhi mbrëmë para City Mall

Shkup, 21 janar – Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup mbrëmë kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit në afërsi të qendrës tregtare “Siti mol” në Shkup, ku jetën e humbi një person, ndërsa një tjetër u lëndua, kumtuan sot nga Prokuroria themelore publike.

Nga atje theksojnë se sipas njohurive të para, deri te fatkeqësia erdhi kur automobili “Citroen C4”, drejtuar nga një person i moshës 22-vjeçare, goditi dy këmbësorë, një vajzë dhe një djalë të moshës 24-vjeçare, të cilët ishin duke e kaluar rrugën. Nga plagët e marra, e dëmtuara ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa këmbësori tjetër është lënduar dhe dërguar në spital.

“Me urdhër të prokurorit publik, vozitësi i automobilit menjëherë pas fatkeqësisë është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Prokurori publik dha urdhër për obduksion të trupit të të vdekurës, ndërkaq urdhëroi edhe ekspertizë të kampionëve të gjakut dhe urinës së vozitësit të automobilit me qëllim që të konstatohet nëse ai ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera të palejueshme. Është dhënë urdhër për sigurim të xhirimeve nga video mbikëqyrja e vendit ku ndodhi fatkeqësia. Po ndërmerren edhe veprime të tjera për ndriçimin e plotë të rastit, pas çka do të sillet vendim për veprim të mëtutjeshëm”, informuan nga PTHP.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky