Agjencia Zhurnal.mk.

Propozimet për dinarin në linjë me rregulloren e BQK-së

Qeveria e Kosovës e ka lëshuar një komunikatë për media ku jepen detaje nga takimi i sotëm në Bruksel në të cilin Kosova u përfaqësua nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.

Në këtë komunikatë thuhet se tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb brenda rregullores se BQK-së.

“Takimet u zhvilluan në format trilateral e bilateral. Tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore.Pala jonë, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet e sotme i prezantoi e argumentoi ato. Propozimet tona janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën ritheksojmë se përmbajtja e së cilës nuk po diskutohet”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet nga lehtësuesi i procesit është vënë në dukje se propozimet e palëve nuk janë përafruar ende dhe paraqitet nevoja për potencialisht një takim të radhës për javën e ardhshme.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky