Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohen shpalljet e para nga Plani operativ gjatë punësimit

Shkup, 5 prill – Agjencia për punësim i ka publikuar shpalljet e para publike për masat e Planit operativ për programe aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022. Personat e papunë dhe punëdhënësit nga sot do të mund të aplikojnë për masat – Vetëpunësim, Praktikë dhe Punësim dhe rritje e subjekteve juridike.

Nga Agjencia për punësim njoftojnë se për masën Vetëpunësim për shkak të interesit të madh, janë siguruar fonde për hapjen e biznesit vetanak për 2000 persona. Mbështetja financiare që një person të realizojë biznes personal arrin 307.500 denarë ose deri në 615.000 denarë, nëse dy bashkëshortë themelojnë kompani.

Përmes masës Praktikë, 1620 persona të rinj deri në 34 vjeç do të kenë mundësi të kyçen në tregun e punës dhe të fitojnë dituri praktike në një vend të caktuar pune. Personat do të marrin kompensim mujor në vlerë prej 9.000 denarëve me sigurim të përfshirë për invaliditet dhe dëmtim trupor, të shkaktuar me lëndim në vend pune dhe sëmundje profesionale dhe tatim mbi të ardhurat personale për periudhën deri në tre muaj.

“Masa Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike u mundëson punëdhënësve nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre, duke krijuar vende të reja pune. Masa do të përfshijë 262 persona të papunë të regjistruar në APRM nga target grupet e mëposhtme: të rinjtë deri në 29 vjeç, përfitues të asistencës minimale të garantuar, të papunë që kanë humbur punën pas shpërthimit të KOVID-19 dhe romë”, sqaron Agjencia për punësim.

Për këto masa mund të aplikohet në 30-të qendra punësimi. Për masën Prakitkë dhe Punësim dhe rritje të subjekteve juridike ekziston mundësi për aplikacion elektronik përmes sistemit e-Punë, i aksesueshëm në ueb-faqen e Agjencisë për punësim www.av.gov.mk.

Për realizimin e Planit operativ për punësim për vitin 2022 janë parashikuar 1,8 miliardë denarë, ndërsa pritet të përfshihen rreth 15.000 persona të papunë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky