Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohet manuali “Transformim digjital ndaj e-komunave”

Shkup, 8 prill – Është publikuar manuali “Transformim digjital ndaj e-komunave” në të cilën janë përfshirë tema që i përkasin asaj se pse është e rëndësishme digjitalizimi i pushtetit lokal dhe si të arrihet transformim efikas ndaj e-komunave. Doracaku është në edicion të Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IMMPE) dhe Fondacioni “Fridrih Nauman” (FFN).

Manuali, siç kumtuan nga Instituti, fokusohet drejt rolit inovativ dhe praktit, të cilët digjitalizimi dhe transformimi digjital e kanë në procesin e komunikimi dhe mundësimin e shërbimeve efikase digjitale të administratës publike në nivel lokal. Janë dhënë parime, por edhe shembuj konkret të platformave digjitale që mund të zbatohen vetëm në komunat në vend dhe rajon në Ballkanin Perëndimor.

Autorë të “Manualit për transformim digjital në e-komunat” janë Bojan Kordallov dhe Toshe Zafirov nga Instituti, ndërsa redaktor është Ivajlo Conev nga FFN. Ata theksojnë se synimi i tyre është të japin një kontribut fillestar konkret për të kapërcyer hendekun që ekziston mes vullnetit për të zbatuar zgjidhjet digjitale dhe mungesës së kuadrove të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për aplikimin e tyre në nivel lokal. Ata besojnë se manuali do të inkurajojë veprime konkrete në komuna, si dhe do të motivojë autorë dhe praktikues të tjerë që ta thellojnë këtë temë dhe të arrijnë rezultate të dukshme në fushën e transformimit digjital.

Botimit të manualit, siç theksojnë i ka paraprirë, një seri e debateve publike dhe konferencave, në të cilat është diskutuar për gjendjet aktuale dhe perspektivat e transformimit digjital të komunave.

Në ngjarje morën pjesë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, ministri për e-Qeveri dhe digjitalizim të Republikës së Bullgarisë, Bozhidar Bozhanov, drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq, deputetë, kryetarë komunash, si dhe të vendit dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Manuali është i disponueshëm në mënyrë elektronike në maqedonisht dhe shqip, si dhe përmes një përmbledhjeje të shkurtër në anglisht në linkun e mëposhtëm: https://iduep.org.mk/2022/04/05/prirachnik-digitalna-transformatsija-kon-e- opshtini

Gjatë javës së ardhshme manuali do të jetë në dispozicion si botim i printuar, ndërsa në periudhën e ardhshme autorët do të përpiqen përmes takimeve, mbledhjeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera t’i motivojnë komunat që të zbatojnë disa nga propozimet e dhëna në Manualin për transformimin digjital ndaj e-komunave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky