Shkup, 3 mars – Në Shkup sot do të hapet Qendra e resurseve për krijim përgjegjës gjinor dhe buxhetim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me UN Women.
Aktiviteti është në kuadër të projektit “Promovimi i politikave përgjegjëse gjinore dhe buxheteve drejt menaxhimit transparent, inkluziv dhe llogaridhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që zbatohet me mbështetje financiare nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Agjencisë suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar – Sida.
Janë paralajmëruar fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ambasadoreve të Zvicrës, Veronik Ulman Marti dhe të Suedisë, Kristin Forsgren Bengston, si dhe të Rosana Duxhak, koordinuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni të Veriut dhe Blerta Cela, zëvendës-drejtoreshë rajonale e zyres së UN Women në Evropë dhe Azi Qendrore.