Agjencia Zhurnal.mk.

Qenka diskriminim/ Kërkohet që në spital, fëmijët të shoqërohen edhe nga baballarët

Shkup, 20 dhjetor – Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, i ka kërkuar Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, që në afat prej 90 ditëve të largojë praktikën diskriminuese dhe të gjejë mënyrë për të mundësuar kushte që edhe baballarët të shoqërojnë fëmijët e tyre të sëmurë njëlloj siç i shoqërojnë nënat e tyre. Nëse kjo nuk realizohet brenda afatit të paraparë, paralajmërohet ngritjen e procedurës para gjykatës përkatëse për shkelje. Ky është vendimi i komisionit i cili vërtetoi se është diskriminim direkt kur babai nuk mund të shoqërojë fëmiun e sëmurë në klinikë, duke shtuar se diskriminimi i vazhduar llogaritet si rast më i rëndë i diskriminimit.

“Gjatë hospitalizimit të fëmiut në Klinikën e Shkupit, babait nuk i lejohet të shoqërojë fëmijën e tij përshkak praktikës të klinikës që shoqërimi i fëmiut gjatë natës lejohet vetëm nga e ëma, e në rast që nuk mundet e ëma, e njejta mundësohet vetëm për familjarë të fëmijëve por nga gjinia femërore (gjyshja, tezja, halla…etj). Me diskrinimiin në bazë gjinore, përpos babait të fëmiut të mitur, përballen edhe prindërit e fëmijëve të mitur të cilët kanë nevojë për hospitalizim në Klinikën e Fëmijëve”, njoftoi komisioni.

Nga klinika janë përgjigjur se vazhdimisht po bëjnë përpjekje të sigurojnë aq sa munden kushte më të mira për mbrojtjen dhe përkujdesin e shëndetit te fëmijët, por ka hapësira të kufizuara në dispozicion, e përshkak kësaj, ato kushte nuk lejojnë fizikisht që të ndahen veçmas për baballarët e veçmas për nënat.

Klinika thotë se në spital, në një dhomë mund të vendosen më tepër fëmijë, e të gjithë janë me nënat, e në rast se te dikush prej tyre qëndron edhe babai, do të ishte e pakuptimtë për ato nëna së bashku mme to në një dhomë të qëndrojnë burra të huaj, e kjo sepse ato shfrytëzojnë tualetin e njejtë, gjatë ditës mund të zhvishen, t’u japin gji fëmijëve e kështu me radhë.

Përndryshe, sipas ligjit, nuk parashihet që me fëmijën në spital medoemos shoqërues duhet të jetë e ëma, por termi shoqërues nënkupton të dy gjinitë, edhe babai edhe e ëma./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky