Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria mori vendim për uljen e rreziqeve për rritjen e çmimit të energjisë

Shkup, 28 dhjetor – Qeveria në seancën e sotme të 130-të miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të katastrofave të motit dhe natyrore, avarive dhe çrregullimin e tregjeve të energjisë elektrike, mënyrën e furnizimit me energji elektrike në gjendje krize, masat që ndërmerren, si dhe të drejtat dhe detyrimet të bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarive elektro-energjetike.

Me ndryshimet e propozuara, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në kushte të gjendjes së krizës mundësohet që EVN Houm të mos furnizojë energji elektrike nga prodhues preferencialë të energjisë elektrike që përdorin burime të rinovueshme të energjisë me çfarë ulen shpenzimet për furnizim të energjisë elektrike të EVN Houm sepse energjia në vend  nga prodhuesit preferencialë  do të sigurohet përmes SHA EMV Shkup me çmime më të ulëta me çfarë ulen faktorët të cilat ndikojnë në lartësinë e çmimit të energjisë për konsumatorët përfundimtarë.

Në mënyrë shtesë, duke pasur parasysh çmimet e larta të energjisë elektrike  në tregun e hapur të energjisë elektrike, sasitë e energjisë elektrike nga prodhuesit preferencialë do të shpërndahen te të gjithë furnizuesit dhe tregtarët e tjerë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky