Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 1.709 thirrje në numrin 112, nuk ka zjarre në ambient të hapur

Shkup, 19 prill – Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.709 thirrje në numrin për raste urgjente 112 në QMK, prej të cilëve thirrje “reale” kanë qenë 49,68 për qind, ndërsa 50,32 për qind për tjera nevoja të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Drejt policisë janë drejtuar 71,16 për qind, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore 23,72 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,86 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka zjarre në ambient të hapur.

QMK-ja apelon për kujdes për shkak të paralajmërimeve meteorologjike me reshje të shiut, erë dhe borë në viset më të larta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky